Rusia gjobit me 31 mijë paund Google për informacione të rreme

schedule10:46 - 11 Maj, 2023

schedule 10:46 - 11 Maj, 2023

Një gjykatë ruse ka gjobitur Google me mbi 31 mijë paund për dështimin në fshirjen e përmbajtjes në lidhje me fushatën ushtarake të Rusisë në Ukrainë dhe atë që ajo tha se ishte “propagandë LGBT”.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia e lajmeve Interfax.

Gjatë vitit të kaluar, Moska ka vendosur dhjetëra gjoba kundër kompanive të teknologjisë perëndimore sipas ligjeve të reja të censurës të miratuara menjëherë pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Korrikun e kaluar Google u gjobit me pothuajse 300 milionë funte nga Kremlini, për dështimin në fshirjen e postimeve në lidhje me luftën në Ukrainë.

/abcnews.al