Lajçak pas takimit me Kurtin: Duhet të fokusohemi te normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë

schedule09:53 - 11 Maj, 2023

schedule 09:53 - 11 Maj, 2023

Përfaqësuesi i Bashkimit Evopian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak këtë të enjte ndodhet në Kosovë, ku është takuar me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Lajçak pas takimit ka thënë se ka ardhur që të diskutojë në lidhje me rrugën përpara drejt normalizimit pas takimit të 2 majit.

Sipas tij është e rëndësishme që të jenë kuptuar qartë sekuenca e hapave, ishte një diskutim i rëndësishëm në të gjitha aspektet.

Ndër të tjera Lajçak është shprehur se të njëjtin diskutim do të zhvillojë nesër edhe në Beograd.

Ai bëri të ditur se të hënën në Bruksel do të ketë takim me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç.

Kam ardhur në Prishtinë sot për të diskutuar me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi për rrugën përpara në procesin e normalizimit, pas takimit të 2 majit. Është vërtetë e rëndësishme që të kemi një kuptim të qartë për hapat e ardhshëm. Të njëjtin diskutim do ta bëjë nesër në Beograd. Unë do të takoj kryenegociatorët, zotëri Bislimin dhe Petkoviçin të hënën në Bruksel”, ka thënë Lajçak.

Emisari i BE-së theksoi se sot pasdite do të vizitoj edhe veriun e Kosovës, sipas tij, për ta kuptuar dhe parë “vetë situatën atje” duke shpresuar se “do të ketë një zgjidhje politike për t’u fokusuar në normalizim dhe marrëveshje”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!