Dhunoi nënën dhe djalin e ish-gruas dhe u dogji banesën/ Dorëzohet në polici Haki Bajrami

schedule15:01 - 9 Maj, 2023

schedule 15:01 - 9 Maj, 2023

Dorëzohet në policinë e Vlorës shtetasi nga Kosova, Haki Bajrami pasi dhunoi ish vjehrrën, djalin 14 vjeçar të ish partneres dhe më pas i vuri flakën shtëpisë së tyre. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në fshatin Llakatund. Ish dhëndri nga Kosova ishte shpallur në kërkim nga policia e Vlorës.

Pak ditë më parë në pranga u vunë edhe shtetasit Gëzim Bacaj dhe Durim Kelmendi. Bacaj së bashku me Haki Bajramin tentuan të vrisnin të moshuarën dhe nipin e saj të mitur duke i dhunuar fizikisht dhe duke i lënë pa ndjenja në banesën e tyre. Më pas i vunë zjarrin qëllimisht banesës së tyre.

Ndërsa Durim Kelmendi u arrestua si person që kishte dijeni për këtë ngjarje./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!