Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Vioa con Cramon i ka bërë thirrje sot komunitetit ndërkombëtar para Parlamentit Evropian, që t’i bë presion Serbisë, që të përmbahet nga përpjekjet për izolimin e Kosovën nga skena ndërkombëtare.
Cramon i bëri thirrje Serbisë që të tërheqë votën e saj, pasi pengon Kosovën që të jetë anëtare e Këshillit të Evropës dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, që sipas saj, është në kundërshtim me marrëveshjen ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në vitin 2013.
“Më vjen keq që Kosova, aktualisht është e vetmja demokraci evropiane që ende nuk është anëtare e Këshillit të Evropës”, theksoi ajo.
Sipas saj, serbët që jetojnë në veri të Kosovës, do të përfitojnë nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës./abcnews.al