Përballje e nxehtë në gjysmë-finalet e UEFA Europa League do të jetë edhe ajo mes “verdhekuqve” të Roma dhe “aspirinave” të Bayer Leverkusen, me djemtë e Jose Mourinho që kërkojnë të përsërisin ecurinë fantastike në Evropë, pas fitimit të UEFA Conference League sezonin e shkuar në finalen e madhe të Tiranës, përballë Feyenoord.
Ditën e sotme, organi më i rëndësishëm për futbollin në Evropë, UEFA, ka përzgjedhur arbitrin kryesor dhe “stafin” e tij, ku në këtë rast janë zgjedhur plot 5 arbitra anglezë, me kryesorin që do të jetë një ndër “protagonistët” e Premier League këtë sezon, Michael Oliver.
Nga krahët e fushës Oliver do të mbështetet nga Stuart Burt e Lee Betts, ndërsa “dhoma” e sistemit VAR do të “komandohet” Stuart Attwell, me këtë të fundit që si asistent do të ketë Chris Kavanagh.
Ndërkaq, kujtojmë se sfida e parë e gjysmë-finales Roma-Bayer Leverkusen do të zhvillohët në “Stadio Olimpico”, në orën 21:00, mbrëmjen e së enjtes. /i.m /abcnews.al