I binden kërkesës së Kryeministrit Rama, dorëhiqen 6 drejtorë të Shkodrës

schedule15:52 - 29 Gusht, 2019

schedule 15:52 - 29 Gusht, 2019

Pas kërkesës së kryeministrit Rama per te lene detyren, janë dorëhequr gjashtë drejtorët e parë në Shkodër. Pritet që lista të zgjerohet pasi nga 33 drejtori që ka kryeqendra e veriut, gjysma e tyre drejtohet nga burra.

Nuk ia bënë fjalën dy kryeministrit drejtorët e Shkodrës.

Njëri pas tjetrit kanë filluar të dorëhiqen një ditë pasi kryetari i mazhorancës Edi Rama ia kërkoi.

Të parët që zbatuan urdhrin janë:

LISTA E DREJTORËVE TË DORËHEQUR NË SHKODËR

Edmond Emini – Drejtor i Postës Shkodër ( Kryetar i PS Shkodër )

Astrit Beci – Drejtor i Shëndetit Publik Shkodër

Kadri Ymeri – Drejtor i DAR Shkodër

Mustaf Kraja – Drejtor i Bujqësisë Shkodër

Luan Heta – Drejtor i HEC Vau Dejës

Agim Dardha – Drejtor Administrata e Zonave te Mbrojtura në Shkodër

Pritet që lista të zgjerohet pasi nga 33 drejtori që ka kryeqendra e veriut, gjysma e tyre drejtohet nga burra. Dhe kërkesën kryeministri këtyre ia drejtoi drejtpërdrejtë, ndërsa drejtoreshat gra do të rishihen edhe një herë  nga grupi i punës që do të ngrejë Partia Socialiste. Ndonëse në takimin që zhvilloi me ta kryetari i qeverisë i qetësoi duke u thënë se nuk ka asgjë personale, por po e bën për të ndryshuar imazhin e degës së Partisë Socialiste në Shkodër, ai ka paralajmëruar para se të shkojë me pushime se shtatori do të shënonte fundin e karrierës së tyre në ato pozicione drejtuese në Shkodër.

Më i vjetri më detyrë është Agim Dardha, drejtor i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Shkodër që nga viti 2015.

Më pak nga të gjithë në karrigen e drejtorit qëndroi Edmon Emini, i emëruar drejtor i postës Shkodër në 25 prill 2019. I pranishëm në emërimin e tij ishte edhe Valdrin Pjetri në atë kohë prefekt i qarkut Shkodër që paralajmëroi se ky ishte vetëm fillimi pasi ka shumë drejtorë që janë në gjumë. Zgjimin kryeministri ia bëri edhe drejtorit më të ri njëherësh kryetar i Partisë Socialiste në Shkodër.

/ABC News Albania 24/7