Të gjithë e kujtojmë Klejti Mahmutajn, djalin që i emocionte të gjithë me zërin e tij në skenën e “Gjeniut të Vogël”. Sot ai vazhdon të merret me muzikë dhe vetëm pak ditë më parë ka publikuar bashkëpunimin me Vedat Ademin.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ndër të tjera, Klejti u bë nostalgjik për kohën kur mori pjesë në spektaklin e fëmijëve dhe aty kuptoi që e ardhmja e tij i përket muzikës.
Sakaq, Klejti u shpreh se në atë kohë ka qene pa komplekse dhe emocione në skenë, prandaj do të donte që që ta jetonte dhe një herë atë periudhë.
“Kur u bën audicionet e ‘Gjeniut të Vogël’ mami ishte ajo që më shtyu, ta provoja dhe si duket ai ishte çelsi për indicien që unë të vazhdoja muzikën. Aty e kuptova që e ardhmja ime ishte muzika. Sepse ishte një skenë akoma më e madhe nga festivalet që unë isha mësuar kur isha më i vogël. Aty sikur u ndeza. Tani më duket sikur nuk e kam jetuar fare atë jetë sepse ka kaluar shumë kohë. Sepse kur je i vogël, zhvishesh nga emocionet, je pa komplekse, edhe unë do të thoja t’i rikthehesha dhe një herë atyre ndjenjave.
Kur je i vogël, je shumë pa komplekse. Je në atë botën tënde, je në qejfin tënd. Ndërsa kur rritesh, fillojnë ato emocionet, për shembull me përshtatjen me publikun. Nuk jam shumë ndryshe tani, se duket që i vogël që kam pasur stilin ekstravagant. Por që më merr malli, për Klejtin e vogël”, tha ai./abcnews.al