Lajçak: BE dhe Ballkani Perëndimor duhet ta marrin seriozisht zgjerimin

schedule09:30 - 9 Maj, 2023

schedule 09:30 - 9 Maj, 2023

“Mbështetja për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vendet e Evropës Juglindore është në rënie, sepse banorët e atyre vendeve besojnë se Bashkimi nuk i do, por integrimi nuk mund të arrihet nëse njëra palë e merr seriozisht dhe tjetra jo”.

Kështu u shpreh Përfaqësuesi special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, për Hina.

“Mendimi im është se Evropa duhej të bënte një zgjerim të madh në 2004 dhe 2007. Ajo solli shumë efekte pozitive por edhe elemente që e komplikuan BE-në, veçanërisht sepse është më e vështirë për të që të marrë vendime unanime me 28, apo tani me 27 vende, sesa kur ishin 15 të tillë”, theksoi ai.

Lajçak vlerësoi se disa vende kanë devijuar nga normat dhe vlerat evropiane, gjë që ka gjeneruar edhe skepticizëm drejt zgjerimit të mëtejshëm. Lajçak vuri në dukje edhe krizat që pasuan – nga krizat financiare dhe emigrantëve dhe tërheqja e Britanisë së Madhe nga BE.

“E gjithë kjo e uli zgjerimin në listën e përparësive. Opinioni publik në shumë vende të Evropës Perëndimore nuk ishte pozitiv ndaj hapjes së tregut të punës ndaj anëtarëve të rinj, kështu që liderët politikë nuk donin të nxisin zgjerimin e mëtejshëm,” shtoi Lajçak.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!