Mero Baze: Urdhri për ta çuar Berishën me forcë në gjykatë është arritje, më parë s’i përmendnin dot as emrin

schedule20:39 - 8 Maj, 2023

schedule 20:39 - 8 Maj, 2023

TIRANË– Komentatori politik, Mero Baze tha se është e pafalshme kur sheh se si dyshja Meta-Berisha arrijnë të marrin kohë dhe hapësirë televizive më shumë se partitë e tjera opozitare. Sipas tij, kjo është një shkelje e pastër e ligjit elektoral nga mediat. Ai shtoi në ribkrikën “Tema e Ditës”në ABC News se prezenca e tyre përtej rregullores, tregon fuqinë dhe ndikimin që kanë mbi botuesit e mediave.

“Kjo përveçse tregon një anomali dhe një mospërfillje të kuadrit ligjor që rregullon raportet e barabarta në fushatën elektorale. Kjo tregon nga ana tjetër fuqinë okulte qe Meta-Berisha kanë mbi shtypin shqiptar, mbi treguan e shtypit, por edhe ndikimit mbi pronarët. Është e pafalshme që kata diskriminohen pozitivisht, ju jepet kohë më shumë seç u takon, dhe partitë e tjera zhduken nga ekrani. Kjo nuk ndodh vetëm tek televizorët private, por edhe në televizionin shtetëror. Kjo tregon fuqinë e tyre që kanë mbi shtypin, ndërkohë ankohen se janë të diskriminuar”, tha ai.

Thesari i Shtetit nuk ka alokuar ende paratë që u takojnë partive në këto zgjedhje dhe ky veprim shtoi Baze bie ndesh me rregullat elektorale dhe diskriminon të vegjlit.

“Thesari i shtetit nuk ka kaluar fondin tek partitë që janë në fushë2t, partitë e vogla dhe PD zyrtare nuk ka fonde. PS ka resurseve financiare, ka edhe donatorë të shumtë, që e ndihmojnë. Berisha dhe meta duket se nuk kanë nevojë për asgjë. Mund të llogarisim psh Roland Bejko, i cili shkon drejt ditës së zgjedhjeve dhe nuk kanë asnjë lekë. Kjo është një thyerje e rregullave elektorale”, tha ai.

Sa i takon vendimit të sotëm, e cila ka urdhëruar paraqitjen e Berishës në gjykatë për t’u përballur me akuzat ndaj Erion Veliajt se ka lidhje me Iranin, Mero Baze tha se kjo është një arritje për gjykatën pasi deri më sot emri i Sali Berishës nuk mund të përmendej, dhe jo më të thirrej nëpër gjykata dhe prokuroritë e vendit.

“Po besoj se do të shkojë, se nuk do që ta shoqërojnë forcërisht. Ndoshta do shkojë vetë për të treguar që nuk e ka problem shkuarjen në gjykatë. Megjithatë, mendoj se e vuan këtë çështje, më në fund një gjykata arriti t’i përmend emrin Sali Berishës, sepse deri më sot s’ia kanë përmendur as gjykata dhe as prokuroritë dhe kanë bërë një vendim për të shkuar me forcë në gjyq. Është një rekord për Berishën. Ai nuk është paraqitur kurrë dhe nuk kanë guxuar ta thërrasin. Për Berishën, është tragjedi që ai për herë të parë që ai po shkon për herë të parë në gjykatë”, tha ai./n.m.abcnews.al