Gjenerali ukrainas: Rusia shpreson të marrë kontrollin e Bakhmutit deri të martën

schedule08:28 - 8 Maj, 2023

schedule 08:28 - 8 Maj, 2023

Rusia ka intensifikuar bombardimet në Bakhmut duke shpresuar ta marrë atë deri të martën. Kështu u shpreh gjenerali ukrainas, Oleksandr Syrskyi, përgjegjës për mbrojtjen e qytetit të rrethuar, duke u zotuar të bëjë gjithçka për ta parandaluar atë.

Dita e Fitores në Rusi është 9 maji, një nga festat publike më të përkujtuara të vendit që shënon përvjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste, shkruan Reuters.

Syrskyi, komandanti ukrainas i forcave tokësore, tha se forcat ruse rritën intensitetin e granatimeve me armë të rënda të qytetit, filluan të përdorin pajisje më të avancuara dhe po rigrupojnë trupat.

“Sot, është e rëndësishme të merren vendime sa më shpejt të jetë e mundur dhe të parashikohen veprimet e armikut,” theksoi ai.

“Rusët ende shpresojnë të pushtojnë qytetin deri më 9 maj. Detyra jonë është ta parandalojmë këtë”, shtoi Syrskyi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!