“Topçinjtë” luajnë “shansin e fundit”, publikohen formacionet zyrtare të sfidës Newcastle-Arsenal

schedule17:00 - 7 Maj, 2023

schedule 17:00 - 7 Maj, 2023

Në me pak se 30 minuta, “bardhezinjtë” e Newcastle do të presin në “St. James Park”, “topçinjtë” e Arsenal në përballjen e vlefshme për javën e 35-të të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League, përballje kjo që do të tregojë shumë si për fituesin e Premier League këtë sezon, por edhe për ekipet që do të garojnë në Champions League, sezonin e ardhshëm.

Përsa i përket formacioneve, tekniku i vendasve të Neëcastle, Eddie Howe nuk ka bërë asnjë ndryshim duke i rreshtuar të tijët me formulën 4-3-3. Në portë është si zakonisht Pope e para tij Burn, Botman, Schar e Trippier. Mesfusha me 3 përbëhet nga Willock, Bruno Guimaraes e Joelinton, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Wilson, Isak e Murphy.

Në krahun tjetër, tekniku Mikel Arteta ka vendosur të përdorë po të njëjtin formacion si vendasit atë 4-3-3. Në portë është vendosur Ramsdale e në krahët e mbrojtjes Ben White e Zinchenko, me qendrën që mbulohet nga Kiwior e Gabriel. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Odegaard, Jorginho, Xhaka, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Bukayo Saka, Gabriel Jesus e Gabriel Martinelli. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: