Kampioni i botës në bilardo, Eklent Kaçi, mori pjesë në Turneun e Hapur në Tiranë. Talenti i madh shqiptar, në intervistën për Abc News flet për sukseset dhe për garën e ardhshme që e pret në Londër
E thotë edhe vetë se ndjen kënaqësi që ndodhet këtu.
Eklent Kaçi, kampioni i botës në bilardo, mori sot pjesë në Turneun “Tirana Open”, të organizuar në kuadër të shpalljes së Tiranës si qyteti europian I sportit.
Talenti i madh shqiptar flet për Abc News, ndërsa ka dy tituj botëror në kabinetin e trofeve. Kaçi tregon për karrierën dhe sesa e vështirë është të arrish në majë. Më tej, Kaçi tregon se për kampionin e botës nuk ka qetësi, menjëherë do të shkojë në turne në Londër. /abcnews.al