Dëmtimi i Armando Brojës duket se i ka kushtuar shumë Chelsea pasi ata nuk kanë mundur të gjejnë golin kohët e fundit, ku mungesa e prekjes së rrjetës është një nga problemet kryesore të klubit sot.
Sulmuesi i kombëtares sonë është duke u rikuperuar, ndërkohë që ende nuk dihet se si do të jetë forma e tij pas rikthimit dhe gjithashtu nuk dihet ende se si do të veprojë klubi i Chelsea me të ardhmen e tij.
Sezoni i Chelsea është tepër negativ dhe tifozët kanë nisur që në rrjetet sociale të shfaqin dëshirat e tyre për të ardhmen e lojtarëve që kanë në skuadër, ku në këtë votim nuk ka munguar as emri i Armando Brojës.
Në sondazhin e hapur në datën 3 maj kanë marrë pjesë afro 25 mijë persona, prej të cilëve 66.7% mendojnë se Broja duhet të qëndrojë në skuadër, duke e konsideruar të dobishëm për skuadrën, 23.9% mendojnë se Chelsea duhet ta huazojë dhe vetëm 9.4% mendojnë se ai duhet të largohet.
Tifozët besojnë se 21-vjeçari ka aftësinë për ta lënë pas dëmtimin e të kthehet akoma dhe më i fortë për skuadrën e Chelsea. / h.ll/abcnews.al