Këtë vit shkollor në Patos mësimi nuk do të zhvillohet më me dy turne. Në disa shkolla të qytetit janë kryer ndërhyrje për shtimin e klasave duke zgjidhur përfundimisht problemin e mbingarkesës në shkolla.
2823 nxënës në Bashkinë e Patosit, në 16 shtator, nuk do t’u duhet të mësojnë as me dy turne dhe as me klasa të mbingarkuara.
3 shkolla në qytetin Patosit i janë nënshtruar rikonstruksionit të plotë këtë vit, që nga pajisjet shkollore deri tek sistemi i sigurisë kundër zjarrit, të kamerave, palestrat.
Kryebashkiakja e Patosit Rajmonda Balilaj thotë për ABC News se në shkolla janë shtuar hapësira të reja.
Në 16 shtator, procesi mësimor do të nise normalisht në 14 shkolla 9 vjeçare dhe të mesme të Bashkisë se Patosit.
Pavarësisht faktit se Patosi është qyteti i naftëtarëve, mungesa e kërkesës për punësim të specialistëve të rinj në këtë sektor të naftës, e ka tkurrur edhe këtë vit domosdoshmërinë e një shkolle profesionale në fushën e naftës në ketë qytet.
Aktualisht në këtë qytet, ekzistojnë vetëm 4 shkolla të mesme të përgjithshme./ABC News Albania 24/7