Nxënësit në një shkollë të mesme në Greqi janë përballur me një incident të paprecedentë, pasi ambientet ku ato po qëndronin janë mbushur me tym.
Mediat vendase shkruajnë se për shkak të një tymueseje që është hedhur nga një i panjohur në hollin kryesor të Liceut I të Kalamatës, tymi ka mbuluar çdo gjë.
Për shkak të tymit është bërë evakuimi i studentëve nga ambientet e shkollës. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje. /abcnews.al