Viti 2023 ka qenë me presion për Carlo Ancelotti, ku “Los Blancos” po shohin rivalët e Barcelonës të cilët vendosin duart te trofeu i ligës spanjolle.
Sezoni i kaluar ishte me trofe për Ancelottin, ku fitoi Champions League dhe La Liga, por këtë sezon duket se gjërat nuk po shkojnë mirë, edhe pse ende janë në gjysmëfinalet e Champions League dhe kanë gjithashtu për të luajtur finalen e Kupës së Mbretit.
Spekulimet vazhdojnë të rrjedhin për një kalim të mundshëm të teknikut italian në stolin e kombëtares së Brazilit, por ende asgjë konkrete. Thashetheme të tjera qarkullojnë tashmë pak ditë para finales.
Sipas “AS”, Real Madrid po konsideron tre trajnerë me emër të madh në botën e futbollit si zëvendësuesit e mundshëm të italianit. Zidane, Mourinho dhe Raul Gonzales janë ata trajnerë që klubi spanjoll po i studion me vëmendje mundësitë për të sjellë njërin prej tyre në pankinë.
Nuk përjashtohet as mundësia e Xabi Alonso, ish-mesfushori i Real Madrid i cili po bën mjaft mirë në gjermani me klubin e tij./ h.ll/abcnews.al