Vuçiç pas takimit: Asociacioni sipas marrëveshjeve 2013 e 2015, ose fund për gjithçka

schedule09:27 - 3 Maj, 2023

schedule 09:27 - 3 Maj, 2023

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, në një deklaratë të bërë pas takimit me Kurtin është shprehur se pas raundit të sotëm të dialogut, është plotësisht e qartë se “Kosova nuk dëshiron ta përmbushë obligimin e saj dhe të formojë Asociacionin dhe se dialogu tani është në një ngërç të madh”.

Sot arritëm te muri”, ka thënë ai në një deklaratë për gazetarët pas përfundimit të raundit të dialogut të nivelit të lartë në Bruksel.

Ai ka theksuar se ishte e qartë që në momentin kur u prezantua versioni serb i drafti i statutit të Asociacionit, reagimet e tyre ishin se nuk është e pranueshme sepse nuk është në përputhje me Kushtetutën e tyre, se nuk duan një Republikë Serbe në Kosovë, edhe pse gjithçka është bërë në përputhje me marrëveshjet e vitit 2015 dhe 2013”, është shprehur Vuçiç.

Ndër të tjera ai ka thënë se “nuk ka asnjë pikë në draft që ka diçka që tashmë nuk jemi pajtuar apo nënshkruar në vitet 2013 dhe 2015”.

Ai gjithashtu ka deklaruar se sa i përket formimit dhe statutit të Asociacionit, nuk po diskutohet për sistemin juridik të Kosovës, por për atë që tashmë jemi pajtuar duke thënë ose marrëveshjet e arritura në vitin 2013. dhe 2015 do të pranohet, ose ky është fundi i gjithçkaje.

Në pyetjen e një gazetari, pas takimit, se cili është fati i draftit të paraqitur të statutit të Asociacionit, pasi që Kosova nuk e pranon këtë version, pasi nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, Vuçiç është përgjigjur se nëse është kështu, atëherë asnjë nen nuk do të pranohet, dhe ky është thelbi.

Ne nuk duam të flasim për sistemin e tyre ligjor, por për faktin se ne të dy duhet të bëjmë një kompromis për të arritur një marrëveshje”, ka thënë Vuçiç.

Presidenti serb ka përsëritur se në “vitin 2015 ai dhe Isa Mustafa kanë nënshkruar parimet për formimin e Asociacionit, duke thënë se Kosova tani po heq dorë nga ato, sepse kështu ka thënë gjykata e tyre Kushtetuese”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!