Petkoviç: E kemi hequr termin “zhdukje e dhunshme”, shteti serb s’ka asnjë përgjegjësi juridike

schedule21:32 - 2 Maj, 2023

schedule 21:32 - 2 Maj, 2023

Drejtori i zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviçka folur pas miratimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur.

Siç raportojnë mediat në Serbi, ai ka thënë se një letër e nënshkruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e cila mbron shtetin e Serbisë, i ishte bashkangjitur Deklaratës për Personat e Zhdukur.

“Është miratuar teksti i deklaratës për personat e zhdukur, për të cilin paraprakisht është rënë dakord në nivel teknik. E rëndësishme është se para miratimit të tekstit të deklaratës është bashkangjitur edhe një deklaratë e nënshkruar nga presidenti Aleksandar Vuçiq, ku janë sqaruar çështje të rëndësishme në lidhje me termin e përmendur në Deklaratën për Personat e Zhdukur. Kjo deklaratë konfirmon se ne kemi mbrojtur interesat e shtetit të Serbisë kur është fjala për këtë çështje”, u shpreh ai.

Petkoviç theksoi se shteti i Serbisë për më shumë se dy vjet ka insistuar në miratimin e kësaj deklarate.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!