Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E rëndë në Vorë/ Burri qëllon me sëpatë gruan pas koke

schedule21:04 - 1 Maj, 2023

schedule 21:04 - 1 Maj, 2023

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Breg Shkozë të Vorës, ku burri ka qëlluar me sëpatë pas kohe gruan e tij. 70-vjeçari Qazim Budlla, pas një zënke për motive të çastit. ka qëlluar gruan e tij Vasilika Budalla, 68 vjeçe. ABC News mëson se gruaja mësohet se fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ajo është transportuar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës. 72-vjeçari dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor ndërsa mësohet se edhe më herët e ka dhunuar gruan pasi kjo e fundit ka shenja të shumta në trup. Ndihma e parë i është dhënë nga qendra shëndetësore e Fushë Krujës.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 01.05.2023, në Vorë, shtetasi Q. B., 70 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (sopatë) bashkëshorten e tij, shtetasen V. B., 68 vjeçe.

Si pasojë 68-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!