Senati Amerikan ka miratuar ditën e sotme kandidaturën e diplomatit David Kontelancik për të qenë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Ai ka një karrierë të gjatë në diplomaci dhe ka punuar më herët edhe në ambasadën amerikane në Tiranë.
Gjatë seancës dëgjimore në fundin e muajit Mars, Kostelancik u shpreh se është i duhuri për të qenë ambasadori i ri në Shqipëri, bazuar në eksperiencës 30 vjeçare dhe dëshira e madhe për të përforcuar partneritetin SHBA- Shqipëri.
Kostelancik e cilësoi si qëllim kryesor të SHBA luftën ndaj korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor./abcnews.al