Leticia Djala është vetëm 21-vjeçe, edhe është fiksuar pas motorave. Ajo përveç se ndjek studimet për arkitekturë, njëherazi ka dhe palestrën e saj prej më shumë se një viti tashmë.
E ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, Leticia tregoi si arrin t’i menaxhoi të gjitha në të njëjtën kohë dhe në një moshë kaq të re. Ndër të tjera, ajo ka zbuluar se ka gjithmonë mbështetjen e familjes, pasi nuk e ka ndaluar për asgjë çfarë ka dashur.
“Në fakt, unë gjithmonë kam qene aktive te pjesa e punës, te pjesa e ditës, nuk e shoh dot ditën time si një rutinë, shko në shkollë, ik në shtëpi, ha bukë, shko në palestër. Është një rutinë shumë pasive për mua. Kam qene gjithmonë tipi që kam bërë 2-3 punë, palestrën e kam nisur 13-vjeçe. Familja gjithmonë më ka lejuar të merrem me çfarë kam pasur dëshirë, nuk më ka ndaluar asnjëherë. Edhe vjen një moment që njeriut i bëhet një rutinë e tillë dhe nuk e shkëput dot më.
Unë jam në vit të katërt në universitet dhe ky vit më ka ecur shumë mirë se kam mirëorganizuar rutinën. Është e vështirë normalisht me pak orë gjumë, por jemi mësuar”, u shpreh Leticia./abcnews.al