Ambasador, Arben Çeku i ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, ka folur në lidhje me një lajm të publikuar nga “Bild”, ku raportohet për një atentat të pasuksesshëm të bërë me dron ndaj Vladimir Putin.
Putin kishte planifikuar një vizitë në një repart ushtarak dhe ky do të ishte momenti kur droni ukrainas me një sasi lënde plasëse do të kryente aktin.
Çeku shprehet se eliminimi i autorit kryesor të kësaj lufte do t’i jepte një kahje tjetër zhvillimeve.
Ai beson se Putin është në rrezik më shumë nga brenda Rusisë dhe ai shprehet se goditjet më të mëdha vijnë nga brenda.
“Sigurisht që eliminimi i autorit kryesor, do t’i jepje një kahje tjetër zhvillimeve dhe do të jepte mundësi për negociata.
Unë mendoj që Putin edhe nëse nuk është kërcënuar nga ky dron, por është i kërcënuar nga sjellja e tij arrogante. Ai po dështon në këtë luftë. Këto lajme si ky i Bild nuk janë aq sensacionale, pasi do të shohim edhe të tjerë.
Putin e di shumë mirë se përveç shpalljes së tij nga Gjykata Ndërkombëtare si kriminel lufte, po izolohet nga të afërmit e tij dhe opozita ruse.
Në përgjithësi goditjet më të mëdha janë bërë nga brenda. Unë besoj se shembja e Putinit do të vijë nga brenda Rusisë. Forca të brendshme të ushtrisë ruse, që janë dënuar e të tjerë, mendoj që çdo ditë mendojë që si ta eliminojnë Putinin” shprehet ai.r.t/abcnews.al