Pas aludimeve të shumta se Jude Bellingham kërkon të transferohet te “të kuqtë” e Liverpool, tashmë, “saga” e 19-vjeçarit të talentuar anglez ka marrë një kthesë të re, që me shumë mundësi nuk do t’i pëlqejë aspak britanikëve.
Ish-tekniku i Bellginham, në kohën kur luante për Birmingham, Harry Redknapp ka treguar ditën se sotme për mediat se nga një burim shumë i afërt me Jude i është bërë me dije se 19-vjeçari dëshiron të shkojë te Real Madrid.
“Kam dëgjuar nga një burim shumë i afërt me Jude Bellingham se ai dëshiron të shkojë te Real Madrid”,- tha tekniku legjendar në fjalën e tij.
Ndërkaq, “madrilenët” kanë bërë lëvizjet e para për transferimin e talentit anglez, ndërsa Liverpool e Manchester City ende nuk kanë bërë një lëvizje konkrete për të firmosur me 19-vjeçarin. /i.m /abcnews.al