“Problemi është se unë llogaritë i kam bërë fare thjeshtë: kam hyrë në këtë garë, dhe dua kur të dal nga jeta publike dhe politike, dua të dal me faqe të bardhë”
Këtë tha kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këllici, për të theksuar se premtimi i tij për transport urban falas, është plotësisht i realizueshëm.
“Kam dhënë një premtim për transportin publik falas. Fare e lehtë, fare e lehtë. 6.8% e buxhetit total të bashkisë, shkon për 200 mijë qytetarë në ditë. Dolën dhe thanë fillimisht, kjo është tallje. Në rregull! E provuan dy ditë, u ra kjo tezë. Dolën thanë nuk bëhet, nuk paska lekë. Po kur paska lekë për 430 milionë euro për incenerator fantazëm, nuk paska lekë për 200 mijë qytetarë të Tiranës. 16.5 milionë euro në vit, për t’i shërbyer qytetit?”
Po kështu janë llogaritë dhe për pretimin tjetër që ka bërë Këlliçi, atë për ndërimin e një nënkalimi përmes sheshit Skëndëbej, me 4 korsi lëvizjeje për automjetet, me qëllim për të lehtësuar qtrafikun ën kryeqytet.
“Një javë debat me urbanistët me inxhinierët, me jepni koston e nënkalimit, 200 metra nënkalim, 170 metër rampë hyrëse dhe dalëse, sa kushton. Belind, do 4 milionë, por ja po të themi maksimumi për shkak të çmimit të hekurit, e betonit, e të gjitha, mund të shkojë 4.5. Ore e keni seriozisht u thoja? Se jemi mësuar me të tjera shifra! Po! Dola e dhashë premtimin, nuk më thuhet është i gabuar premtimi, është në rregull, por kushton shumë pak”
U shpreh dhe mbi polemikat që ka shkaktuar posteri i tij, nëpër Tiranës.
“Ka bërë shumë bujë një poster që unë kam nxjerrë, që kam folur për korrupsionin edhe i kam treguar gishtin e mesit korrupsionit. Janë shqetësuar, kanë qit “urdhër psikologu”, kanë qit “urdhër KQZ-je”, kanë bërë mbledhje te PS-ja, janë shqetësuar shumë për moral këta, pse ka nxjerr Belindi gishtin e mesit, kujt? Korrupsionit! Për çfarë e kam bërë unë? Për të folur për korrupsionin, që s’flitet kurrë në media”
Sic Këllici u tha banorëve të Saukut, program i tij për kryeqytetin ka 5 pika kryesore, mes të cilave dhe përgjysmim të disa taksave dhe tarifave.