Pjesëtarët e Policisë Speciale të Kosovës kanë ndaluar një shofer dhe dy punonjës të “Postës së Serbisë”, të cilët rregullisht transportonin para nga Thesari në Leposaviç për në Mitrovicë në pikën e kontrollit në urën e Bistricës.
Kështu u shpreh drejtori i Zyrës për Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviç.
“Anëtarët e policisë speciale të Kurtit kanë ndaluar sot në postbllokun famëkeq në urën e Bistricës një shofer dhe dy punonjës të Postës së Serbisë, të cilët rregullisht transportonin para nga Thesari në Leposaviç për në Mitrovicë. Ata së bashku me paratë për pagesat e rregullta financiare janë dërguar në terminalin doganor në jug të Mitrovicës dhe me ta janë edhe përfaqësuesit tanë në terren”, theksoi ai.
Siç thuhet në deklaratën e Zyrës për Kosovën, Petkoviç ka theksuar se kjo “lëvizje e dëshpëruar paraqet hakmarrje të kryeministrit të institucioneve të Kosovës, Albin Kurti dhe është një përpjekje e re për të ngritur tensionet në veri të Kosovës.