Në Kosovë shënohet Dita Kombëtare e të Zhdukurve

schedule08:31 - 27 Prill, 2023

schedule 08:31 - 27 Prill, 2023

Në Kosovë më 27 prill shënohet Dita Kombëtare e të Zhdukurve nga lufta e fundit 1998/99.

Sipas të dhënave zyrtare, 1.617 persona konsiderohen të zhdukur me forcë që nga lufta e fundit në Kosovë, shkruan REL.

Qeveria e Kosovës ka thënë se e ka prioritet zbardhjen e fatit të të zhdukurve, teksa në Bruksel javën e ardhshme, në rundin e ri të dialogut, liderët e Kosovës dhe Serbisë pritet të miratojnë Deklaratën për të pagjeturit.

Çështja e të zhdukurve përmendet në nenin 6 të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, që Kosova dhe Serbia arritën më 27 shkurt në Bruksel.

Aty thuhet se “palët bien dakord që ta thellojnë bashkëpunimin në të ardhmen”, në lidhje me këtë çështje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!