Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bashkëshortët vriten me thikë, i dyshuari kryesor djali i tyre

schedule16:47 - 26 Prill, 2023

schedule 16:47 - 26 Prill, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një çift bashkëshortësh janë gjetur të vrarë në banesën e tyre. Mediat vendase shkruajnë se i dyshuari kryesor në lidhje me këtë ngjarje është djali i viktimave, 55 vjeçari Osvaldo Turazza.

Viktimat janë Giampaolo Turazza dhe Wilma Vezzaro , 75 dhe 73 vjeç. Ata do të ishin goditur me thikë kuzhine në fyt babai në dhomë, nëna në përpjekje për t’u arratisur, u gjet në korridorin e banesës së tyre.

Ndërkaq policia ka arrestuar 55 vjeçarin dhe po e merr në pyetje.



Fqinjët e përshkruajnë çiftin si të sjellshëm, të rezervuar dhe dashamirës të maceve dhe kafshëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!