Këngëtarja e njohur Dua Lipa thuhet se ka nisur një lidhje të re me regjisorin Romain Gavras. Thashethemet për lidhjen e tyre filluan shkurtin e kaluar kur ylli i pop-it u shfaq në një festë të BAFTA-s në Londër me regjisorin e ri në krah të saj dhe më pas hipën në një makinë së bashku.
Ndërkohë, vetëm së fundmi, Dua ka konfirmuar gjithçka, pasi ka postuar një foto me Romain Gavras. Postimi është shoqëruar me një zemër të kuqe duke zyrtarizuar thashethemet.
Kush është Romain Gavras?
Romain Gavras ka lindur më 4 korrik 1981 në Paris. Ai ndoqi gjurmët e të atit, regjisorit Kostas Gavras. Nëna e tij është producenti francez i filmit Michel Gavra, ndërsa ai ka dy vëllezër të tjerë më të mëdhenj, Alexandros dhe Julie. Ai është i njohur për regjinë e videos “Born Free” të M.I.A. dhe video “No Church in the Wild” të Kanye West, ndër të tjera.
Romain Gavras, 39 vjeç, fitoi dy VMA në 2012 për Kinematografinë më të Mirë dhe Regjinë më të Mirë, të dyja për videon “Bad Girls” që ai drejtoi për MIA.
Pas filmit të tij të parë artistik, me titull “Do të vijë dita jonë” (titulli origjinal frëngjisht: “Notre jour viendra”, 2010), me aktorin francez Vincent Cassel, Romain publikoi filmin “Bota është e jotja” në 2018, me aktoren legjendare Isabelle Adjani, përkrah Vincent Cassel, Karim Leklou dhe François Damiens.
Sa i përket jetës private, ai është komentuar pasi më herët ka qene i lidhur me reperen M.I.A. dhe këngëtaren shqiptare, Rita Ora./abcnews.al