Shkencëtarët zbulojnë arsyet kryesore të rënies së numrit të spermatozoideve tek meshkujt

schedule11:49 - 26 Prill, 2023

schedule 11:49 - 26 Prill, 2023

Kapaciteti riprodhues i meshkujve ka rënë në mënyrë drastike në dekadat e fundit dhe një analizë e re e mijëra studimeve ka zbuluar faktorët që përbëjnë rrezikun më të madh për cilësinë e spermës.

Numri i spermatozoideve në mbarë botën është përgjysmuar gjatë 50 viteve të fundit, sipas hulumtimeve të fundit mbi fertilitetin e meshkujve.

Studiuesit në Universitetin Semmelweis në Hungari kanë gërmuar më thellë në gjetjet e afro 27,000 studimeve për të përcaktuar shkaqet më të mëdha të përkeqësimit të qelizave të spermës dhe kanë gjetur se ndotja, pirja e duhanit, mosha dhe disa kushte shëndetësore kanë efektin më të madh.

Gjetjet e tyre u publikuan në revistën Reproductive Biology and Endocrinology.

Hulumtimi vjen mes shqetësimeve në rritje për rënien dramatike të kapacitetit riprodhues mashkullor. Hulumtimi i publikuar në fund të vitit të kaluar në revistën Human Reproduction Update tregoi se numri i spermatozoideve në mbarë botën është përgjysmuar gjatë pesë dekadave të fundit.

Profesor Hagai Levine, një nga studiuesit pas këtij studimi të veçantë, e quajti atë një “kanarinë në një minierë qymyri”, duke shtuar se “ne kemi një problem serioz në duart tona që, nëse nuk përmirësohet mund të kërcënojë mbijetesën e njerëzimit”.

/abcnews.al