“1 vit nga vdekja e nënës sime”, sopranoja Alketa Çela tregon “rastësinë”: Ishte shenjë nga Zoti

schedule11:40 - 26 Prill, 2023

schedule 11:40 - 26 Prill, 2023

Sopranoja e njohur shqiptare, Alketa Çela, e njohur si ‘zëri’ i Operas së Lionit është rikthyer në Shqipëri me shfaqjen ‘Requiem’ nga Giuseppe Verdi. Ky i fundit e ka shkruar këtë kryevepër në momentin që ka humbur fëmijët dhe kjo i bën të gjithë të reflektojnë për njerëzit që nuk i kanë.

Gjatë intervistës së saj për emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, edhe sopranoja e lidhte me humbjen e prindërve të saj. Ajo madje ka treguar se ditën që e ka interpretuar, nëna e saj bënte një vit që ishte ndarë nga jeta dhe sipas Anilës, ishte një shenjë nga Zoti.

 “Unë e ndjeva akoma më shumë. Këto vitet e fundit humba babain tim, maman time dhe për mua ishte një lutje shumë e madhe e zotit, që ata të jenë gjithmonë në paqe dhe më të kujtojnë, edhe t’i kujtoj gjithmonë nëpër shfaqjet që bëj në jetën time artistike dhe personale.

Ka qene një vepër domethënëse për mua. Edhe më duket sikur ishte një shenjë e tillë se atë ditë nëna ime bënte një vit që është ndarë nga jeta dhe gati-gati në atë periudhë këndova. Vërtet një lutje për shpirtin e saj. Edhe ishte një publik shumë i vëmendshëm, gjithë salla ishte mbushur dhe jashtë kishës kishte akoma njerëz që dëgjonin. Unë e kam interpretuar në dy vende shumë të bukura. Në fillim projekti u bë në Dubrovnik, në fillim u bë një shfaqje dhe në Mostar u bë një shfaqje tjetër me një sukses të jashtëzakonshëm. Dy herë ishte publik i madh, mediat folën, këngëtarët ishin nga vende të ndryshme. Kishte këngëtarë serbë, koreanë, shqiptarë dhe franceze”, u shpreh sopranoja./abcnews.al