Zona e Durrësit të Ri do të ketë shumë shpejt 52 rrugë të rikonstruktuara sipas standarteve bashkëkohore duke realizuar ndërhyrje në të gjithë territorin e saj. Projekti synon që bashkia të ofrojë në të gjitha zonat e qytetit të njëjtat shërbime me të njëjtën cilësi.
Kyebashkiakja Emiriana Sako, njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit në takimin me banorë të Durrësit të Ri vizitoi zonën e njohur si Durrësi i ri ku shpjegoi ndërhyrjet që do të bëhen në zonë.
Së bashku me banorët ajo ka mbjellë edhe disa pemë në këtë zonë në kuadër të nismës që PS ka ndermarre gjatë kësaj fushate. Bashkia ka hartuar planin për ndërhyrjen në 52 rrugë të kësaj zone ku parashikohet trajtimi i blloqeve te banimit një nga një, në mënyrë që investimet të mbulojnë gjithë zonën e Durrësit të Ri.
Aty është planifikuar edhe rikonstruksioni i shkollës “Dom Nikollë Kaçorri”, i cili nis shumë shpejt, ndërkohë që do të ndërtohet një kopësht i ri, kënde lojërash për fëmijë dhe mjedise shlodhëse për moshën e tretë.