Tirana vlerësohet në Edicionin e 40 të Takimit për Miqësim Midis Popujve në Rimini. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj prezantoi projektet e realizuara dhe do të realizohen në kryeqytetin shqiptar në mandatin e tij të dytë.
Tirana është përzgjedhur si histori suksesi për transformimin në një qytet miqësor me fëmijët dhe mjedisin në edicionin e 40 të Takimit për Miqësi Midis Popujve qe u zhvilluar ne Rimini.
“Kemi bërë disa projekte të mira në Tiranë. Kur folëm për Planin Urbanistik në mandatin e parë, askush nuk mendonte se do mbaronim Bulevardin e Ri, që do fillonim shkollat e reja, ndaj këtë vit, më në fund, disa nga projektet që kanë filluar në traditën e vjetër të Tiranës të para 100 viteve me arkitektë italianë, po i vazhdojmë pas 100 vitesh. “
Kryebashkiaku Erion Veliaj tregoi dhe projektet e planifikuara për t’u zhvilluar gjatë mandatit të tij të dytë.
“Kemi nisur punë për ndërtimin e shkollave të reja “Kristo Frashëri” dhe “Nënë Tereza”, dhe besoj se koncepti i shkollave 24-orëshe do të jetë ndoshta edhe e reja më e madhe e mandatit tonë të dytë. Kemi bërë shkollën “Kosova”, së shpejtim hapim shkollën “Servete Maçi”. Por, unë besoj se 17 shkollat e reja, do ta transformojnë vërtet realitetin e tyre”
Tek bulevardi i ri do të projekti do të finalizohet me një shesh ceremonial. Shumë shpejt do të nisë dhe një tjetër fushatë mbjelljesh për pyllin orbital. /ABC News Albania 24/7