Ish-komandanti i grupit Wagner Azamat Uldarov, i cili i tha një organizate të të drejtave të njeriut në mërgim se grupi mercenar vrau fëmijë dhe civilë në Ukrainën lindore, është arrestuar.
Themeluesi i organizatës, Vladimir Osechkin, raportoi se Komiteti Hetues i Rajonit të Saratovit dhe 4 mercenarë të tjerë të Wagner e kishin kërcënuar me vdekje Uldarovin për dëshminë e tij kundër financierit të Grupit Ëagner, Yevgeny Prigozhin.
Një tjetër ish-anëtar i Wagner, Alexey Savich, u shfaq gjithashtu në video së bashku me Uldarov kur ky i fundit rrëfeu për krimet.
Nuk dihet nëse ai është arrestuar.
/abcnews.al