LeBron James ishte në formë të madhe, ndërsa Lejkërsat arritën një tjetër fitore ndaj Memfisit. Legjenda e basketbollit realizoi diçka që në Los Anxhelos nuk ndodhte prej gati 20 vitesh
Pas ndeshjes u shpreh se një gjë të tillë e ka bërë edhe më parë.Gjithsesi, habia është e madhe kur LeBron James vazhdon në nivele të tilla edhe në moshën 38-vjeçare, duke pretenduar të fitojë një tjetër titull në basketbollin amerikan.
Legjenda e koshit ishte më i miri në fushë në fitoren e Lejkërsave ndaj Memfisit, ndërsa skuadra nga Kalifornia është fare pranë gjysmëfinaleve.Me 22 pikë të shënuara e 20 topa të kapur në tabela, “Mbreti” i basketbollit arriti diçka që në Los Anxhelos nuk ishte parë që nga 2004.
I fundit që ia kishte dalë për një ndeshje me të paktën 20 pikë e 20 topa në tabela kishte qenë Shakil O’Nill, plot 19 vjet më parë.LeBron ndihmoi Lejkërsat në fitoren 117-111 ndaj Memfisit pas kohës shtesë dhe tani kryesojnë 3-1 serinë e raundit të parë të plej ofit në NBA.Mjafton edhe një fitore, dhe Lejkërs kalojnë në raundin e dytë.
Shifra prej 20 topash të kapur në tabela është një rekord i karrierës dhe kjo e tregon se në çfarë forme të shkëlqyer është James.
Kampioni i madh do të kërkojë të fitojë një tjetër titull në basketbollin amerikan, që do të ishte i pesti, për të mbetur vetëm një trofe prapa Majkëll Xhordanit./ h.ll/abcnews.al
At 38 years, 115 days old, LeBron James is the oldest player ever with a 20-point, 20-rebound game, including regular season and playoffs ? pic.twitter.com/SFtynibd24
— SportsCenter (@SportsCenter) April 25, 2023