Një alarm ra në Universitetin e Oklahomas pasi një person i armatosur hyri në ndërtesë. Pak më vonë, siç u bë e ditur nga organet kompetente, i dyshuari është arrestuar.
Incidenti, sipas mediave ndërkombëtare, ndodhi në Kolegjin Rose State, i cili ka mbi 13,000 studentë.
Komuniteti universitar u izolua ndërsa zona u rrethua menjëherë nga policia.
Autoritetet dhanë rekomandime të veçanta për ata që ndodheshin brenda godinës. /abcnews.al