Flamurtari ne basketboll per femra fiton ndeshjen e pare finale per titullin kampion.
Ekipi vlonjat mposhti në shtëpi Partizanin 73-58, në një sukses të merituar.
Sfida ishte emocionuese në Pallatin e Sportit në Vlorë mes dy ekipeve më të mira të vendit në basketboll për femra. Gjithsesi, përkrahur edhe nga publiku, Flamurtari zhvilloi ndoshta një nga lojrat më të mira duke dominuar nga fillimi deri në fund pavarsisht se Partizani ka në përbërje plot 6 basketbolliste të huaja.
Pjesa e parë u mbyll 40-30 për vajzat vlonjate, që edhe pas pushimit treguan më shumë dëshirë dhe cilësi ndersa mbyll krejt takimin 73-58. Pas ndeshjes pati gëzim por edhe vleresim nga trajneria Elona Hasanaj.
Takimi i dytë final do të luhet këtë të mërkurë në kryeqytet, ndërsa kampion shpallet ai ekip që arrin i pari tri fitore./ h.ll/abcnews.al