Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten në treg

schedule13:14 - 29 Tetor, 2026

schedule 13:14 - 29 Tetor, 2026

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja maksimale të shitjes me pakicë dhe shumicë për naftën dhe benzinën në vend.

Sipas vendimit të marrë më 29 tetor 2026, çmimi i naftës nuk do të jetë më shumë se 212 lekë për litër në shitjen me pakicë, ndërsa në shitjen me shumicë do të jetë maksimumi 200 lekë për litër.

Për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është caktuar në 181 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë në 169 lekë për litër.



Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 29 tetor, në orën 15:00, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.

Bordi u ka tërhequr vëmendjen të gjithë operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë për detyrimin e zbatimit të vendimit. Në rast të konstatimit të shkeljeve, parashikohet pezullimi i aktivitetit të operatorëve përgjegjës.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklarojnë se janë angazhuar për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e hidrokarbureve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!