Vetëm 1567 qytetarë i janë drejtuar qendrave të votimit në katër komunat e veriut të Kosovës për të zgjedhur kryetarin e ri. Konkretisht, në këto zgjedhje të jashtëzakonshme kanë marrë pjesë 3.47 për qind e qytetetarëve, nga afro 45 mijë qytetarë sa kishin të drejtë vote në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç.
Referuar të dhënave zyrtare të Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë fituar nga dy komuna.
Vetevendosja do të udhëheqë në Mitrovicën e Veriut. Kandidati i saj, Erden Atiq ka fituar 519 vota, ndersa në në Leposaviq, ishte Lulzim Hetemi i levizjes vetevendosje që arriti te sigurijë shumicën e votave. Hetemi numëroi gjithsej 100 vota.
Ndërkohë, PDK-ja do të udhëheqë Zubin-Potokun. Kandidati i saj, Izmir Zeqiri, siguroi 196 vota.
Sipas KQZ-së , Partia Demokratike do të ketë edhe zvecanin me Ilir Peci që mori 114 vota. Zgjedhjet, që u mbajtën të dielën, janë vlerësuar të qeta teksa nuk ka patur asnjë incident.
Pjesëmarja e ulet lidhet me faktin që Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – nuk mori pjesë në zgjedhje dhe u bëri thirrje qytetarëve serbë që ta bojkotojnë procesin. Thirrje të ngjashme bëri edhe Beogradi zyrtar./abcnews.al