Korçë, hajdutët sulmojnë fshatarët në Pulah, u therin dhe u marrin bagëtitë

schedule13:15 - 22 Gusht, 2019

schedule 13:15 - 22 Gusht, 2019

Banorët e fshatit Pulah në Korçë po kalojnë një verë shqetësuese. Hajdutët çdo natë u futen në stalla u marrin bagëtitë. Më parë i therin e më pas i transportojnë me makina.

Hajdutët sulmojnë stallat e bageëtive në Pulah të Korçës. Fillimisht ato i mbysin, me pas i marrin dhe i tregtojnë në zona të tjera.

Muajt e verës kanë rritur ndjeshëm rastet e vjedhjes së bagëtive në fshatrat e Korçës. Në Pulahë çdo javë regjistrohen të paktën tri vjedhje, kryesisht të stallave të bagëtive.

Të favorizuar nga largësia nga banesat, hajdutët mësyjnë stallat, të cilat ndodhen në periferi të fshatit dhe pak prej tyre kanë roje.

Kur diktohen nga banorët, ata largohen pa mundur t’i marrin me vete, bagëtitë që kanë vrarë, duke sjellë dëme të konsiderueshme për fermerët.

Raportimet e rasteve në polici nuk kanë çuar në arrestimin  e autorëve të vjedhjeve të cilat po kthehen në shqetësim të përditshëm për të gjithë fshatin.

Të vënë nën shënjestrën e hajdutëve, fermerët i kanë zhvendosur bagëtitë afër banesave,si e vetmja mundësi për t’i mbrojtur.

Të frikësuar se mos autorët janë të armarosur, banorët e Pulahës kërkojnë prezencë më të madhe të forcave të policisë dhe patrullim në zonë, sidomos gjatë natës. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!