Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Formacionet zyrtare Egnatia-Laci: Kërkohet vetëm fitore, ekipet “kokë më kokë”, në “duelin e Evropës”

schedule14:12 - 22 Prill, 2023

schedule 14:12 - 22 Prill, 2023

Në më pak se 1 orë, në “Stadiumin Partizani”, “rrogozhinasit” e Egnatias do të presin “kurbinasit” e Laçit në përballjen e vlefshme për javën e 30-të të Kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore.

Egnatia ndodhet në vendin e 3-të të renditje me 42 pikë, vetëm 3 më shumë se Laçi i vendit 5-të, që deri më tani ka grumbulluar 39 pikë dhe ditën e sotme përplasen në një “betejë” të nxehtë për një vend Evrope në renditje.

Përsa i përket formacioneve, tekniku i Egnatias, Edlir Tetova ka vendosur ta nisë formacionin me Sherrin në portë e pas tij Malota, Atanda, Memolla, Fangaj, Akbegpornu, Zejnullai, Fernando, Jackson, Kasa e Duamema.

Ndërkaq, në krahun tjetër, tekniku Stavri Nica ka vendosur ta nisë lojën me Selmanin në portë e pas tij vijn Roganovic, Velkoski, Turkaj, Ziko, Spahiu, Manellari, Ujka, Qato, Guindo e Shkurtaj. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!