Në më pak se 30 minuta në “Craven Cottage”, të Londrës, vendasit e Fulham do të presin “të bardhët” e Leed United, në përballjen e vlefshme për javën e 32-të të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League, aty ku Leeds do të kërkojë fitoren për t’u afruar një hap me mbijetesën.
Përsa i përket formacioneve, tekniku i vendasve Marco Silva ka vendosur të përdorë formacionin 4-2-3-1, ku në portë si zakonisht është vendosur gjermani Leno. Në krahët e mbrojtjes janë Robinson e Tete, me Ream e Adarabioyo që mbulojnë qendrën. Më të tërhequr në mesfushë janë Plahinha e Reed, ndërsa Willian, Pereira e Wilson janë në mbështetje të sulmuesit të vetëm Bobby Reid.
Në krahun tjetër, tekniku spanjoll, Javier Garcia i është përgjigjur vendasve me të njëjtën “monedhë” teksa ka vendosur të përdorë gjithashtu formacionin 4-2-3-1, me francezin, Ivan Meslier që mbron portën e “të bardhëve”. Krahët e mbrojtjes ruhen nga Kristensen e Wober, ndërsa qendra nga Robin Koch e Liam Cooper. Më të tërhequr janë McKennie e Roca, ndërsa Harrison, Aaronson e Summerville janë në mbështetje të spanjollit Rodrigo, i cili ndodhet i vetëm në “majën” e sulmit. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: