Presidenti Volodymyr Zelensky ka nënshkuar një ligj në lidhje me toponiminë dhe përdorimin e emrave gjeografikë në qytetet e Ukrainës.
Ligji ndalon emërimin e vendeve që simbolizojnë ose përkujtojnë Rusinë, si dhe data, ngjarje dhe personalitete që kanë kryer agresion kundër Ukrainës (ose një vendi tjetër), që kujtojnë politikat dhe praktikat totalitare në lidhje me persekutimin për kritikimin e regjimi totalitar sovjetik dhe regjimet ruse, duke përfshirë ukrainasit në territoret e pushtuara përkohësisht.
Ligji duhet të sigurojë reduktimin e ndikimit të Rusisë në politikën e brendshme të Ukrainës dhe në botëkuptimin e ukrainasve, të krijojë parakushte për të eliminuar aktivitetet e propagandës ruse dhe të përshpejtojë desovjetizimin.
/abcnews.al

