Duke drejtuar parlamentin dhe duke ushqyer një foshnje. Kjo është pamja që vjen nga Zelanda e Re. Kryetari i Kuvendit, Trevor Mallard, postoi një foto në Twitter duke ushqyer fëmijën e deputetit Tamati Coffey ndërkohë që po drejtonte seancën.
Fëmija është vetëm 1 muajsh dhe lindi në Korrik nga një nënë surrogate. Babai biologjik i tij është partneri i deputetit Coffey.
Të mërkurën, Coffey mori pjesë në një debat parlamentar për herë të parë që prej lindjes së fëmijës. Ndërkohë gjatë sesionit, Mallard bëri rolin e dados, por edhe të kryetarit të Kuvendit.
Prania e një fëmije në sallën e ligjeve bëri të reagojnë edhe ligjvënësit e tjerë. “Sa mirë të kesh një fëmijë në Parlament”, shkruante në Twitter një deputet. Coffey është deputeti i fundit i cili çon fëmijën në parlament duke ndjekur në këtë mënyrë shembujt e disa politikanëve të tjerë rreth botës./abcnews.al