Shakira duket e emocionuar për klipin e saj “Barbie”, që do të dalë këtë verë, dhe madje ka ndezur një valë memesh.
Ylli kolumbian ndau disa imazhe të sajat, duke promovuar këngët e saj më të famshme dhe duke lënë në hije Gerard Pique. Një nga fotot tregon Shakirën me një veshje blu nga videoklipi i saj për këngën “TQG” dhe shkruan: “Kjo Barbi është krenare që është latino-amerikane.”
Ky koment i referohet reagimit që Pique bëri publikisht.
“Ish-i im është latine dhe ju nuk e keni idenë se çfarë kam marrë në rrjetet sociale nga njerëzit që janë fansa të saj. Unë nuk i njoh ata, ata janë njerëz që mendoj se nuk kanë jetë. Pse kujdeset për ta? Nuk do t’i takosh kurrë në jetën tënde, ata janë si robotë”, tha futbollisti.
Deklarata e tij nxiti reagimin e latinoamerikanëve, të cilët morën edhe mbështetjen e Shakirës. Këngëtarja ndau edhe më shumë imazhe të Barbie, me këngë si “Hips Don’t Lie” dhe “Music Sessions #53”./abcnews.al