Lajçak takohet me komandantin e KFOR-it, informohet për sigurinë në veri të Kosovës

schedule18:16 - 20 Prill, 2023

schedule 18:16 - 20 Prill, 2023

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është takuar këtë të enjte me komandantin e KFOR-it, gjeneral-majorin Angelo Ristuccia.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lajçak u shpreh se është informuar për situatën e sigurisë në veri të Kosovës.

“U takova me komandantin e KFOR-it, gjeneral-major Ristuccia sot në Bruksel për të shkëmbyer të reja mbi fushat tona përkatëse të përgjegjësisë. Unë jam mirënjohës për bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe për njohuritë e tij të vlefshme për situatën e sigurisë në veri të Kosovës”, shkroi Lajçak në Twitter.

Zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok – do të mbahen të dielën, 23 prill.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!