“Ne do të vëzhgojmë dhe koha më e mirë për të folur për zgjedhjet është pasi të kenë përfunduar, për të parë se çfarë ndodhi në të vërtetë. Unë do të thoja që jo vetëm vendi im, por edhe shumë vende të tjera mendojnë se nuk është koha e duhur për zgjedhjet, duke qenë se jemi në një moment kritik, një moment shumë domethënës për dialogun që po zhvillohet. Ne besojmë se të gjitha problemet duhet të zgjidhen përmes atij dialogu”, theksoi ai.
I pyetur se çfarë pret nga zgjedhjet në veri të Kosovës, në të cilat nuk do të marrë pjesë lista Srpska, Hill është përgjigjur se nuk e di dhe se kjo është pyetje për Ambasadën Amerikane në Prishtinë.
“Ajo që ne jemi të interesuar është që të jemi të përgatitur dhe të informuar mirë për vazhdimin e dialogut, sepse ai do të trajtojë disa çështje kyçe dhe një nga çështjet thelbësore është e ardhmja e komunitetit serb në Kosovë. Në këtë drejtim dëshirojmë të jemi të përgatitur që të marrim të gjitha informacionet e nevojshme nga autoritetet në Serbi”, nënvizoi Hill.
Zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok – do të mbahen të dielën, 23 prill./abcnews.al