Me 4 humbje në 4 ndeshjet e para në rikthimin e tij te “blutë” e Londrës, Frank Lampard nuk po mbush aspak mendjen e Presidentit Todd Boehly, i cili po përshpejton me sa ka mundësi negociatat për afrimin e një tekniku tjetër në radhët e “bluve”, me listën e të preferuarve që është disi e gjatë.
Mirëpo, ditën e sotme situata ka marrë një rrjedhë tjetër dhe tekniku spanjoll, Luis Enrique nuk është më në “radarët” e Chelsea për të marrë në dorëzim pankinën e “bluve”, të paktën kështu raporton prestigjiozja britanike “The Telegraph”.
Sipas mediave, kandidati “numër 1” për të marrë në dorë “frerët” e Chelsea është ish-tekniku i PSG e Tottenham, Mauricio Pochettino, mirëpo ende nuk është bërë e ditur nëse bordi ka nisur apo jo bisedimet me argjentinasin. /i.m /abcnews.al