Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar përfundimin e 10 javëve të aksionit antiinformalitet. 549 subjekte janë mbyllur pasi janë konstatuar me shkelje.
Aksioni antiformalitet ka ndëshkuar 20 përqind të subjekteve të kontrolluara.
Tatimet njoftojnë se janë verifikuar 25,311 subjekte ku 549 prej tyre kanë rezultuar me shkelje dhe janë penalizuar.
Shifrat janë në rritje për ata që punojnë në të zezë.
Rreth një mijë punonjës që janë konstatuar të padeklaruar janë futur në skemën e sigurimeve.
Janë regjistruar 4928 subjekte të reja.
Sipas tatimeve, ka vijuar procesi i fshirjes automatike i detyrimeve për periudhën përpara viteve 2010 dhe kompensimi me kredi si për periudhën përpara vitit 2010 dhe atë 2011-2014.
Si rezultat i këtij procesi shuma e detyrimit të falur është 17.2 mld lekë dhe përdorimi i kredisë për shlyerjen e detyrimeve në nivel principali është në vlerën 1.7 mld lekë. Më shumë se 28 mijë tatimpagues kanë përfituar dhe ky proces vijon ende.
Ka vijuar sensibilizimi për të mundësuar mbledhjen e detyrimeve të prapambetura, ku gjatë kësaj periudhe numri i subjekteve që kanë reaguar pozitivisht është 2,977 dhe vlera është 2.4 mld lekë.
Aksioni antiinformalitett nisi në terren më 1 Tetor me strukturat në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Doganave dhe Inspektoriatit të Punës./abcnews.al