Britania “injoron” Gjykatën Europiane: Për dëbimin e emigrantëve vendosim ne

schedule14:24 - 20 Prill, 2023

schedule 14:24 - 20 Prill, 2023

Britania e Madhe është e gatshme të injorojë gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për të arritur qëllimin e saj: miratimin e projektligjit e ri që synon  ndalimin e emigrantëve të paligjshëm me gomone.

Referuar mediave vendase, që citojnë burime të qeverisë, ministrisë së brendshme do t’i jepen kompetenca për të injoruar përpjekjet e gjyqtarëve evropianë për të ndaluar dëbimet e emigrantëve nga Britania e Madhe.

Si pjesë e amendamentit, Sekretarja e Brendshme Suella Braverman pritet të fitojë fuqinë, në rrethana të caktuara, për të injoruar urdhrat e përkohshme nga gjykata, të njohura si urdhrat e Rregullit 39, që ndalojnë fluturimet e dëbimit.

Një vit më parë gjykata me bazë në Strasburg, bllokoi  largimin e emigrantëve në Ruandë, vendim ky që u kundërshtua nga konservatorët e djathtë.

Po në të njëjtin amendament thuhet se gjykatat britanike do të kenë fuqinë për të ndaluar dëbimet vetëm nëse mund të shkaktojnë “dëm serioz ose të pakthyeshëm”.

Legjislacioni i migracionit, i cili u përcaktua nga Braverman muajin e kaluar, parandalon çdo person që hyn  ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar të bëjë një kërkesë për azil. Sipas projektligjit të ri, njerëzit e larguar nga Britania e Madhe nuk do të lejohen të kthehen në Britani, qoftë edhe në mënyrë të ligjshme,  as të kërkojnë nënshtetësi.

Po ashtu personat që kapën ilegalisht në territor do të dëbohen në Ruandë ose në një vend të tretë “të sigurt” – kjo do të ketë përparësi ligjore mbi të drejtën e dikujt për të kërkuar azil.

Në një letër drejtuar deputetëve pas publikimit të projektligjit, Braverman pranoi se më shumë mundësi  projektligji të jetë i papajtueshëm me ligjin ndërkombëtar.

/abcnews.al

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!