Nuk pranon t’i shesë Groenlandën, Trump anulon takimin me kryeministren daneze

schedule12:55 - 21 Gusht, 2019

schedule 12:55 - 21 Gusht, 2019

Çështja e Groenlandës tashmë ndërhyn dhe në marrëdhëniet diplomatike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Danimarkës. Presidenti amerikan Tramp anuloi takimin e parashikuar prej dy javësh me kryeministren daneze, pasi kjo e fundit nuk pranon të flasë për shitjen e ishullit.

Presidenti amerikan Donald Tramp vendosi të shtyjë në një datë të pacaktuartakimin e programuar me kryeministren daneze Mete Frederiksen pasi kjo e fundit e cilësoi absurd propozimin e kreut  të shtëpisë së bardhë për  të blerë Groenlandën. Tramp e mori këtë ide nga një bashkëpunëtor i tij, i cili i tha se si Danimarka e ka të vështirë të financojë me 457 milion euro në vit, ishullin. Nga këtu lindi ideja për t’i sugjeruar Kopenhagenit blerjen e tij.

Që nga atëherë Presidenti Amerikan nisi të fliste për perspektivën e blerjes së Groenlandës, në shumë raste. Disa nga këshilltarët e tij janë dakord me të duke theksuar avantazhet ekonomike të një blerje të tillë, duke përbërë një trashëgimi të ngjashme me blerjen e Alaskës nga Rusia në vitin 1867.

Me anë të një mesazhi në Tuiter Tramo shkruan se Danimarka është një vend shumë i veçantë por pas deklaratave të kryeministres daneze, e cila nuk ka asnjë interes për të diskutuar për blerjen e Groenlandës, ai ka vendosur të shtyjë takimin në një datë tjetër.

“Duke u treguar kaq e drejtpërdrejtë, kryeministrja kurseu shumë shpenzime dhe impenjim si nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu dhe nga Danimarka. E falenderoj dhe mezi pres takimin tonë në të arhmen,” përfundon Tramp.

Ndërkohë gjatë takimit të tij në Shtëpinë e Bardhë me presidentin rumun Johanis, Tramp u shpreh se hebrenjtë që votojnë për demokratët kanë një mungesë totale të njohurive dhe besnikërisë. /ABC News Albania 24/7